Futboll

Super Grezda, tifozët e Rangers i kanë gjetur nofkë!

Nga falimentimi te kreu i renditjes. Gllasgoë Rangers rikthehet në elitë dhe e bën duke parashtruar historinë. Gëzojnë protestatët, por edhe trajneri Steven Gerrard, teksa një të dielë të bukur ka kaluar edhe Eros Grezda.

Plot 64 minuta në fushë, ku prodhoi shumë volum loje dhe madje iu afrua golit dy herë. Rangers përmbysi Hearts në fushën e këtyre të fundit dhe tani e sheh veten në krye të renditjes së kampionatit, 1 pikë më shumë se Celtic, që ka një ndeshje më pak. Kjo ishte ndeshja e pestë për futbollistin kuqezi në kampionat, edhe pse deri tani vetëm një ndeshje e ka luajtur të plotë, atë ndaj Motherëell, në fitoren 7-1 ku edhe shënoi dy gola dhe dha një asist.

Pas suksesit ndaj Hearts, Grezda foli për adresën zyrtare të Rangers. “Jam shumë krenar për shokët e skuadrës sot, për karakterin e treguar. Në asnjë moment nuk e humbëm besimin, edhe pse pësuam gol. Reaguam shpejt dhe në fund arritëm të merrnim 3 pikët. Sa i përket paraqitjes time, dhashë gjithçka në fushë dhe jam i lumtur. Tani jemi në një moment të mirë dhe duhet të vijojmë kështu. Pata edhe raste për të shënuar. Uroj që ta bëj ndeshjen tjetër brenda fushe”.

Sa i përket garës për titull, Grezda u shpreh: “Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të jetë një dhjetor i fortë, deri në pushim. Tifozët? Ishin të mrekullueshëm, si gjithmonë. Duam t’i kënaqim”.

Ndeshja e radhës do të jetë në mesjavë për Rangers dhe Grezda beson se paraqitja e mirë do të vijojë: “Nuk është momenti të ndalemi. Ndeshjet janë shumë pranë njëra tjetrës, ndaj ka vështirësi, por duhet të përballemi me shpirtin që kemi treguar deri tani”.

Sakaq, tifozët kanë nisur ta quajnë “Messi shqiptar”, për cilësitë e tij dhe sidomos zhdërvjellësinë me topin në këmbë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Futboll