Super Insigne, as Dzeko nuk e ndal Italinë (VIDEO)

11 Qershor 2019
22:40
back button

Italia ka fituar 2-1 ndaj Bosnje Hercegovinës, në një ndeshje dramatike në “Allianz Stadium” me përmbysje shifrash.

Ishte Edin Dzeko që shënoi në pjesën e parë për skuadrën boshnjake, ndërsa në të dytën ishte Lorenzo Insgine që barazoi shifrat me një gol perlë. 

Për të marrë fitoren duhej sërish pasimi final i sulmuesit të Napolit, që nxori të vetëm në zonë Verrattin, që me qetësi shënoi golin e fitores dhe të tre pikëve.

Italia kryeson grupin J me 12 pikë, ndërsa Finlanda e ndjek me tre pikë më pak, që fitoi 0-2 ndaj Lihtenshteinit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit