Super Kevin De Bruyne i jep fitoren Man City-t ndaj Arsenalit

15 Dhjetor 2019
19:21
back button

Manchester City është duke kaluar një sezon me ulje ngritje, por në ndeshjen e javës së 17-të ndaj Arsenalit ata kanë treguar pse janë kampionët në fuqi.

The Citizens kanë mposhtur Topçinjtë me rezultatin e pastër 3-0 falë një Kevin de Bruyne në super formë.

Ishte pikërisht mesfushori belg ai që zhbllokoi rezultatin pas vetëm dy minutave me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Pak më vonë ai përgatiti golin e Raheem Sterling përpara se të shënonte të tretin në fund të pjesës së parë.

Pas pushimit City ka ruajtur avantazhin duke kontrolluar ndeshjen me lehtësi pasi Arsenali ishte në një ditë të keqe.

Me këtë fitore City mbetet në vend të 3-të me 35 pikë ndërsa Arsenali ndodhet në vend të 9-të me vetëm 22 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit