Super kompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të Premier pas fitoreve bindëse të City-t dhe Arsenal-it

4 Tetor 2022
19:00
Denis Hakanaj
back button

MANCHESTER UNITED është paralajmëruar se nuk do të arrijë të kualifikohet përsëri në Champions League, ndërsa Arsenal-i më në fund mund të kthehet në kompeticionin kryesor të Europës.

Ky është parashikimi i bërë nga një super kompjuter, që kishte pwr detyrw tw analizonte të dhënat e tregut të basteve për të parashikuar se si do të zhvillohet sezoni.

Boffins dhe specialistët e OLBG mendojnë se Manchester United do ta mbyllw kampionatin nw vendin e gjashtë dhe do tw luajw një tjetër sezon në Europa League.

Djajtë e Kuq u mposhtën 6-3 nga Manchester City të dielën, me super kompjuterin që e bëri skuadrën e Pep Guardiolës favorite për të fituar kampionatin.

Kryesuesit aktualë tw kampionatit, Arsenali, pritet të bjerë në vendin e dytë, qw do të ishte ende një sezon i suksesshëm dhe do të shihte një rikthim në Champions League tw Topccinjve për herë të parë që nga sezoni 2016-17.

Pavarësisht se fitoi vetëm dy nga shtatë ndeshjet e para, Liverpool-i duket se do tw rikuperojw formwn dhe ta mbyllw kampionatin nw vendin e tretw. Ndërsa Tottenham, qw humbi derbin e Londrës Veriore të së shtunës 3-1, pritet të kalojë Chelsean në vendin e katërt.

Vendi i fundit europian parashikohet t’i shkojë Brighton-it, me trajnerin e ri Roberto De Zerbi që ka bërë një fillim mbresëlënës duke marrw njw  barazimi 3-3 në Anfield të shtunën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit