Super League ndryshon format, ja 10 pikat për ringjalljen

20 Tetor 2021
14:56
Denis Hakanaj

Super League provon të ringjallet, pas dështimit të parë, dhe Marca ka zbuluar ato që do të jenë 10 pikat kyçe, që kanë dalë nga një dokument që ka përfunduar në duart e medias spanjolle, edhe pse pa firmë dhe vulë të klubeve që do të provojnë të nisin një betejë të re kundër UEFA-s.

Këto janë 10 pikët kryesore për të ringjallur Super League:

1 – Super League nuk është një propozim që do të prishë rendin e përcaktuar ose do të braktisë kampionatet kombëtare.

2 – Eliminohet koncepti i “anëtarëve të përhershëm”.

3 – Super League është pasojë e një sistemi që është prishui.

4 – Rolet e UEFA-s krijojnë konflikte strukturore.

5 – UEFA ka lidhje të ngushta me disa pronarë të klubeve në Shtete që nuk janë anëtarë.

6 – Për momentin mungojnë ndeshjet e nivelit të lartë.

7 – Kontrolli financiar është i papërshtatshëm.

8 – Mungesë transparence dhe solidariteti.

9 – Bashkimi Europian po humb kontrolllin ndaj futbollit.

10 – Klubet e qyteteve të madhe që ndodhen në Shtete më të vegjël nuk mund të konkurrojnë me modelin aktual të UEFA-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit