Super League, prapaskena e bujshme: Klubi i 13-të merr ftesën në mesnatë…

20 Prill 2021
14:43
Denis Hakanaj

Napoli mund të jetë skuadra e 13-të, e katërta italiane, e Super League-s së re.

Më pak se 48 orë nga zyrtarizimi i projektit të ri, një lajm tjetër i bujshëm ka tronditur Serinë A: një skuadër e katërt italiane mund të bëhet pjesë e super projektit të 12 klubeve të Kontinentit të Vjetër.

Gjatë natës së djeshme, në fakt, një emisar i JP Morgan ka kontaktuar Napoli-n për ta bindur të bëhet pjesë e Super League.

Një hipotezë që është hedhur edhe nga numri një i Real Madrid, dhe presidenti i Super League, Florentino Perez.

“Meritokracia nuk mund të jetë për 50 skuadra, por janë klube si Roma, Napoli dhe shumë të tjerë që kanë të drejtën të marrin pjesë dhe do ta studiojmë formulën në mënyrë që të kualifikohen”, ka thënë Perez.

“Megjithatë, skuadrat që prodhojnë para janë 13 anëtarët themelues, ata që krijojnë spektaklin më të mirë në botë. Nuk mund të them kush mund të vijë, po negociojmë, por tani do të bëjmë një pauzë për të shpjeguar qëllimet tona, më pas do të shohim se kush mund të bashkohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit