Super Lewa barazon rekordin 49-vjeçar, Freiburg kundërpërgjigjet pas 3 minutash (Video)

15 Maj 2021
16:07
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon sezoni i jashtëzakonshëm i Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka zhbllokuar ndeshjen kundër Freiburg në minutën e 26-të me një penallti dhe është bërë lojtari i dytë në historinë e Bundesliga-s që realizon 40 gola në një sezon të kampionatit gjerman pas Gerd Muller.

Një rekord që rezistonte prej 49 vitesh dhe sulmuesit aktual të Bayern i janë dashur gjashtë ndeshje më pak për ta arritur këtë shifër.

Për sa i takon ndeshjes, Freiburg ka barazuar në minutën e 29-të me Gulde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit