Super makina e pabesueshme e Jordan: 1.800 kuaj fuqi (Video)

23 Maj 2023
19:00
Denis Hakanaj
back button

Michael Jordan, “GOAT” (Greates Of All Time) i NBA-së, përveç karrierës së tij mahnitëse në fushën sportive, njihet edhe për pasionin e tij për makinat.

Në fakt, garazhi i tij përfshin super makina ekskluzive si Mercedes-Benz SLR McLaren dhe Ferrari LaFerrari. Tani koleksionit të yllit të basketbollit i shtohet një tjetër perlë: po flasim për Hennessey Venom F5 Roadster, makinën më të shpejtë kabriole në botë.

Super makina, e prodhuar në vetëm 30 njësi, është në gjendje të arrijë 483 km/h falë motorit mbresëlënës “Fury” me dy turbo V8 me mbi 1800 kuaj fuqi!

Lajmi vjen drejtpërdrejt nga postimi i publikuar nga Hennessey Performance, ku shfaqen Michael Jordan dhe CEO John Hennessey duke pozuar pranë Venom F5 Roadster.

Fotoja e realizuar në Grove XXII, klubi privat i golfit i Jordan në Florida, zbulon një pjesë të trupit tërësisht në fibër karboni, me një fund me shkëlqim dhe të kryqëzuar me vija të verdha fluoreshente.

I njëjti material i përbërë përdoret si për shasinë monokoke ashtu edhe për çatinë e lëvizshme; kjo e fundit, i lidhur me trupin nëpërmjet një sistemi të bashkimit të shpejtë, është e veshur nga brenda në Alcantara dhe peshon 8 kg.

Makina mund të shkojë nga 0 në 100 km/h në rreth 2.5 sekonda dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale mbi 480 km/h.

Vetëm 30 njësi

Makina amerikane me performancë të lartë nuk do të jetë e lehtë të shihet në rrugë: Hennessey, në fakt, ka kufizuar prodhimin në vetëm 30 njësi (gjashtë më shumë se Coupé, i cili u prodhua në 24 njësi), të gjitha tashmë të prenotuara.

Çmimi? Për të pasur një Venom F5 Roadster në garazhin tuaj, shuma për të paguar është pothuajse 2.8 milionë euro (3 milionë dollarë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit