Kombëtarja e Kosovës është kthyer në fushë për javën e pestë të kualifikueseve europiane për Euro 2024.
Dardanët nuk kanë pasur një ecuri të mirë në Grupin I, duke marrë tri barazime dhe një humbje në katër ndeshjet e para.
Përballë tyre sot është Zvicra, që kryeson grupin falë tri fitoreve dhe një barazimi.
GOLI I REALIZUAR NGA ZVICRA – VIDEO
Sfida që po zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës nuk ka nisur mirë për Kosovën.
Në fakt, Zvicra ka arritur të gjejë golin e avantazhit pas vetëm 14 minutash lojë falë një finalizimi shumë të bukur të Freuler.
Në minutën e 65-të ka ardhur kundërpërgjigja e Kosovës. Vedat Muri ka barazuar shifrat me një gol të mrekullueshëm me kokë pas një krosimi në zonë të Rashicës.