SUPER NDESHJE | Në Bernabeu, 45′ me plot emocione. Benzema i përgjigjet Sevilla-s (VIDEO)

28 Nëntor 2021
21:49
Telesport
back button

Eshtë mbyllur pjesa e parë mes Real Madrid dhe Sevilla me rezultatin e barabartë 1-1. Një përballje e bukur dhe emocionuese, me raste sa në një portë në tjetrën.

Pas golit të shënuar nga Rafa Mir dhe pasi lojtari pati shansin e dyfishimit të rezultatit, ishte Ocampos ai që goditi shtyllën në mënyrë të pabesueshme.

Real u përgjigj me Benzema i cili u gjet gati te topi i kthyer brenda zonës nga portieri i Sevilla-s pas një pritje dhe shtylle të Militao.

Më pas, Asensio pati një tjetër shans të mirë por e dërgoi topin jashtë. Edhe Sevilla nuk rreshti së provuari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit