Super Real: Rodrygo-Valverde ndëshkojnë Atletico-n, vallëzimi i Vinicius pushton Metropolitano-n (Pamjet)

18 Shtator 2022
21:28
Denis Hakanaj
back button

Derbi i Madridit mes Atletico-s dhe Real-it, i vlefshëm për javën e gjashtë të La Liga-s, është zhbllokuar në minutën e 18-të.

Kanë qenë Los Blancos që kanë shënuar dhe kanë bërë të heshtë Wanda Metropolitano-n me një super gol të Ridrygo-s, i cili ka lënë në vend Oblak me një goditje të bukur.

Menjëherë pas golit, Rodrygo dhe Vinicius Junior kanë shkuar të flamuri i këndit dhe kanë nisur të festojnë duke vallëzuar.

Vinicius ishte paralajmëruar nga Koke i Atletico-s se do të kishte pasur pasoja për të nëse do të kishte bërë një vallëzim të tillë në Wanda Metropolitano.

Madje, ylli i Real Madrid ka marrë fyerje raciste nga një gazetar në një televizion të njohur spanjoll. Pasi është kundërpërgjigjur në rrjetet sociale, Vini është kundërpërgjigjur edhe në fushë.

ATLETICO-REAL – GOLI DHE FESTA E RODRYGO – VIDEO

Spektakli i Los Blancos ka vazhduar në minutën e 36-të, me Federico valverde që ka dyfishuar avantazhin e miqve pas shtyllës së goditur nga Vinicius.

ATLETICO-REAL – GOLI I VALVERDE – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit