Mbi 330 milionë euro vetëm duke llogaritur blerjet e bëra ne janar 2023 por ne total jane thuajse 600 mln euro duke llogaritur edhe veren per nje total prej 18 futbollistesh te transferuar qe kur pronesia e re mori ne duar Chelsea-n e Roman Abramovich qe u largua…
Kjo është shuma që Chelsea shpenzoi në seancën e dimrit për të forcuar skuadrën në duart e Potter me klubin londinez i cili i vetëm shpenzoi 1/3 e shumës totale të të gjithë Premier League. Një shumë jashtëzakonisht e lartë e cila na ka lënë të habitur nga sasia e likuiditetit të futur në sezonin aktual, aq sa edhe në Angli po flitet shumë dhe pyetjet kanë mbërritur edhe Jurgen Klopp gjatë konferencës për shtyp…
Trajneri i “Reds” ne fakt denjoi te pergjigjej dhe tha se “me duhet nje avokat afer qe te them ate qe mendoj ndaj nuk dua te komentoj me shume se sa kaq”. Nderkohe, ndryshe u paraqit ne konference trajneri tjeter i Premier League, Pep Guardiola.
Ai u shpreh me nje injorim te plote te ceshtjes duke thumbuar Klopp edhe me shume se sa vete blerjet e Chelsea-t! “Cfare doni qe t’iu them?! Eshte puna e Chelsea-t ne ate qe ben dhe se si investon. Une shoh punen time, City sheh biznesin dhe sezonin e tij.
Pastaj, di te them se ne kemi fituar 11 trofe vitet e fundit dhe e kemi bere duke shpenzuar gjithmone me pak se sa 3-4 skuadra siper nesh. Ketu dua te fokusohem. Kjo eshte ajo qe mund te kontrolloj dhe jo situata te tjera larg nesh”.