Super Uzuni kthen Garanada-n në La Liga (Video)

27 Maj 2023
23:01
Denis Hakanaj
back button

Myrto Uzuni ka nidhmuar Granada-n e tij të mundë 2-0 Leganes në javën e fundit të Segunda Division dhe të sigurojë ngjitjen direkte në La Liga për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi shqiptar ka qenë arsyeja kryesore e këtij suksesi të Granada-s falë 23 golave të shënuar në këtë sezon që e bëjnë atë edhe golashënuesin më të mirë të kampionatit.

GOLI I UZUNIT – VIDEO

Goli i fundit ka ardhur pikërisht në ndeshjen e mrbëmjes së sotme. Uzuni, në fakt, ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 42-të të pjesës së parë me një finalizim të saktë nga brenda zonës së rreptësisë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, ka ardhur goli i dytë dhe i sigurisë për Granada-n i shënuar nga Zaragoza.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit