Super Xhixha nuk i mjafton Tiranës, Laçi e befason në fund (Pamjet)

7 Tetor 2022
16:56
Denis Hakanaj
back button

Redon Xhixha nuk ka ndërmend të ndalet. Pas dygolëshit të realizuar pesë ditë më parë në derbin kundër Partizanit, sulmuesi i Tiranës ka qenë përsëri protagonist sot në sfidën e barazuar 3-3 nga bardheblutë kundër Laçit.

24-vjeçari, në fakt, ka qenë autor i një tregolëshi, por që nuk ka mjaftuar për t’i dhuruar tri pikët Tiranës, që gjithsesi tani kryeson përkohësisht renditjen e Superiores me 12 pikë.

GOLI I PSRE I XHIXHES – VIDEO

Sfida e zhvilluar në Selman Stermasi nuk ka nisur mirë për lojtarët e Shehit, me miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 19-të me Mazrekajn.

Më pas ka ardhur Xhixha “show”, me sulmuesin e vendasve që ka barazuar në minutën e 22-të dhe ka përmbysur rezultatin në të 36-ën.

GOLI I DYTE I XHIXHES – VIDEO

Ndeshja është barazuar përsëri në minutën e 63-të nga Laçi me një penallti të Borysiuk. Megjithatë, Xhixha ka goditur përsëri në të 73-ën duke kthyer në avantazh vendasit. Kur dukej se bardheblutë do të merrnin tri pikët e radhës ka ardhur goli i Mazrekajt në minutën e 88-të që ka fiksuar shifrat në 3-3.

Formë e shkëlqyer e sulmuesit të Tiranës, i cili kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit me plot 10 gola në këto shtatë javë të para, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt.

GOLI I TRETE I XHIXHES – VIDEO

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja tjetër e javës së shtatë të Superiores e zhvilluar në Niko Dovana mes Erzenit dhe Egnatias.

GOLI I BARAZIMIT I MAZREKAJ – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit