Superagjenti mbërrin në Barcelonë! “Sport” zbulon arsyen e vizitës “blitz”: “Po ndodh diçka në lidhje me…”

13 Tetor 2021
23:04
Telesport
back button

Agjenti i fuqishem i merkatos, Jorge Mendes mbërriti në Barcelonë këtë pasdite për të diskutuar rinovimin e Ansu Fati.

Sipas shtypit katalanas, në veçanti gazeta Sport, agjenti portugez do të takohet me presidentin Joan Laporta dhe drejtuesit e tjerë: negociatat tashmë janë në një fazë mjaft të avancuar, aq sa palët tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje deri në qershor 2025 (kontrata aktuale përfundon në qershor 2022) dhe do të kërkonte vetëm marrëveshjen për klauzolën e përfundimit.

Ende nuk ka shifra, por duke pare qe Pedrit i eshte vendosur ne 1 miliarde euro, besohet qe edhe per Fati do te jete thuajse e njejta gje, edhe pse Jorge Mendes mund te kerkoje ne kete rast nje shifer shume me te ulet…

Sidoqoftë, rinovimi nuk pritet të zyrtarizohet këtë javë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit