SUPERAKORDI | 400 mln euro në vit, vijnë paratë e Realit për merkaton galaktike Haaland-Mbappe

27 Janar 2022
21:34
Telesport
back button

Real Madrid ka mbyllur një marrëveshje për 25 vite me kompaninë amerikane Legends, e cila merret me ngjarje sportive, transmeton Vozpopuli.

Rreth 400 milionë euro në vit do të shkojnë në arkën e klubit për dhënien me koncesion të objektit për evente të ndryshme që nuk do të kufizohen vetëm në ndeshjet blancos por edhe në sporte të tjera, si dhe koncerte e konferenca.

Për ta lejuar këtë pa dëmtuar terrenin, fusha do të tërhiqet.

Gjithashtu, impianti i ri do të jetë i pajisur me një çati të lëvizshme dhe për këtë arsye i përdorshëm edhe në ditët me shi…

Praktikisht, para këto që do të mbushin arkat e klubit dhe kështu që do të jetë mundësia që Perez të bëjë merkaton galaktike që ëndërron: Haaland dhe Mbappe mund të transferohen të dy!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit