SUPERFUQIA BAYERN! Përmbysje e çmendur ndaj Dortmund, Lewa mposht Haaland (VIDEO)

6 Mars 2021
20:26
Telesport
back button

Gjithçka nisi vrullshëm, me Erling Braut Haaland që shënoi pas vetëm 74 sekondash, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Pa marrë veten mirë nga goli i parë, Bayern pësoi edhe të dytin, ku ishte i njëjti autor, Haaland!

0-2 brenda 10 minutash në favor të Dortmund! Sidoqoftë, Bayern mbetet Bayern dhe pjesa tjetër e ndeshjes ishte thjesht dominim total. Në minutën e 27’ erdhi goli i rihapjes së sfidës me autor Lewandowskin.

Në fund të pjesës së parë ishte përsëri polaku që shënoi edhe golin e barazimit, duke mbyllur 45 minutat e para në baraspeshë. Pjesa e dytë nisi më e ekuilibruar dhe gjithçka po i drejtohej fundit, deri në momentin që Goretzka shkundi rrjetën në minutën e 88-të.


2 minuta pas golit të Goretzkës ishte përsëri Lewandowski, që hipotekoi fitoren dhe tripletën e tij. 4-2 për Bayern Munchen, që tregon dhe një herë tjetër fuqinë e madhe që ka. Ekipi i Flick rimerr vendin e parë, me 2 pikë diferencë ndaj Leipzig, ndërsa Dortmund largohet akoma më shumë nga zona Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit