Kukësi e mbyll me trofe, Tirana zgjohet vonë

2 Qershor 2019
21:01
back button

Finalja e 67 e Kupës së Shqipërisë i ka buzëqeshur Kukësit, që ka siguruar trofeun e dytë të këtij lloji në histori pasi fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Tiranës. Bardheblutë kanë dështuar të hipotekojnë trofeun e tyre të 17-të, duke konfirmuar formën inferiore të shfaqur gjatë të gjithë sezonit edhe në kampionat. 

Golat e Shkurtaj dhe Reginaldo i kanë dhënë suksesin verilindorëve në këtë finale të katërt të Kupës së Shqipërisë, në një ndeshje totalisht të dominuar prej Kukësit. Në anën tjetër, Ngoo, në ditën e tij jo më të mirë, ka ngjallur për pak kohë shpresat për një përmbysje të bardhebluve, por rezultoi një iluzion provizor.

Raste pa fund të shpërdoruara nga Kukësi që kanë irrituar jo pak trajnerin e verilindorëve, Ernest Gjoka, skuadra e të cilit ka qenë superiore e padiskutuar përballë bardhebluve në pjesën e parë. Një pjesë e parë për tu harruar për Tiranën, tërësisht e shthurur në fushë. 

Në të dytën, 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë tentuar të reagojnë për disa momente, favorizuar edhe nga ulja e ritmit të verilindorëve, por pa ndryshuar asgjë në rezultatin përfundimtar që i buzëqeshi Kukësit.

Minutat

4’ Pasi bëri mrekullinë duke ndalur tentativën e Reginaldos, Ilion Lika është i pamundur të frenojë gjuajtjen e Shkurtaj në diagonale brenda zonës, me topin që përfunon në rrjetë, 1-0 për Kukësin

6’ Shkurtaj një rast flagrant, i vetëm përballë Likës gjuan në zonë, por largon kapiteni veteran i Tiranës, që eviton dyfishimin e shifrave.

67’ Kundërsulm i Tiranës që nis me Kërçikun nga e djathta, më pas Ngoo pas shërbimit të Grecës godet në djagonale një top që përfundon në rrjetë falë devijimit të Cuculit, barazim 1-1. 

76’ Një superaksion i Kukësit që starton me Ramën,  që fut topin në zonë për Shkurtajn, ky i fundit shërben për Reginaldon që dërgon topin në rrejtë, 2-1.

85’ Kur mbeteshin edhe pesë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Ngoo ka shpërdoruar shansin më të mirë për të barazuar shifrat, kur pas një shërbimi perfekt nga e majta, i vetëm përballë Frashërit ka dërguar topin me kokë jashtë kuadratit.

Kukësi-Tirana 2-1

Shënues: Shkurtaj 4’, Reginaldo 76’/ Ngoo 67’

Kukësi: Frasheri, Et’hemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Cordeiro, Musolli, Rroca, Rama, Reginaldo, Shkurtaj. 

Trajner: Ernest Gjoka

Tirana: Lika, Kërçiku, Goxha, Imami, Hoxhallari, Mavejje, Hasani, Doka, Cobbina, Greca, Ngoo. 

Trajner: Ardian Mema

Lajme të tjera

Lajmet e fundit