SUPERIORE: Partizani bie ndaj Skënderbeut të fundit, skuadra e Dajës në krizë (VIDEO)

7 Mars 2021
18:57
Telesport
back button

Pas barazimit me Apoloninë, Partizani bie ndaj Skënderbeut duke konfirmuar luhatjen e formës që Daja kishte shprehur si shqetësim kryesor.

Korçarët, që ishin në vendin e fundit në klasifikim, kishin shkuar në Elbasan për të mos dalë pa pikë dhe ia kanë dalë, madje duke marrë 3 të tilla.

Që në fillim treguan se Partizanin do e bënin të vuanin, duke zbritur rrezikshëm me Mensah. Gjithsesi afrikani nuk mundi të shënonte dot.

Çinari, Cardoso dhe Murataj tentuan të rrezikonin kënderbeun, por pa sukses dhe 45 minutat e para në “Elbasan Arena” u mbyllën 0-0, por në pjesën e dytë, korccarët shënuan me anë të Jean Victor.

Një gol mjaft i bukur, që kishte edhe vlerën e tre pikëve në fund.

Madje, në fund ky rezultat është edhe i ngushtë për Skënderbeun, duke qenë se Berisha goditi tranversën.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit