SUPERIORE: Tension në Tirana-Kastrioti, bardheblutë fitojnë mes polemikave (Video)

8 Maj 2021
18:05
Denis Hakanaj
back button

Tirana ka mposhtur1-0 Kastriotin në javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Sfida e luajtur në Selman Stërmasi është vendosur nga një gol i Hochallarit në minutën e 78-të.

Pas këtij momenti janë tërbuar drejtuesit e miqve, të cilët kanë pretenduar se lojtarët e Tiranës duhej të kishin ndërprerë lojën për “fair play”. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së policisë.

Kastrioti është tërhequr nga fusha për disa minuta, por më pas lojtarët janë kthyer në fushë dhe ndeshja është mbyllur rregullisht.

Me tri pikët e marra sot, bardheblutë kanë shkuar në 53 pikë, vetëm 4 pikë larg kreut.

Fiton edhe Laçi, që ka mundur 1-0 në transfertë Apolininë e vendit të fundit. Sfida është vendosur nga një gol i Mustës në minutën e 48-të.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit