Po luhen tri ndeshjet e javës së 14-të të Superiores, e cila startoi dje me duelet Kukësi-Vllaznia 0-1 dhe Teuta-Bylis 0-2. Pra, kreu mbetet i kuqebluve edhe pas këtij “stacioni” të garës. Interesant është fakti se në Korçë po luhet në dëborë, me fushën e zbardhur tërësisht, ku vijat kufizuese dhe orientuese mezi mbahen të dukshme me tallazh druri. Në një terren të tillë mjaft të rënduar, Partizani ka shënuar shpejt dy herë, duke i lënë pa fjalë “ujqërit e dëborës”. Deri në minutën e 65-të, “demat” ruajtën epërsinë e dy golave, pastaj Mensah e hapi ndeshjen me golin e tij.
Fillimisht Bardhi 4′ dhe pastaj Solomon 7′ i kanë kaluar kryeqytetasit në epërsi të dyfishtë, duke shtruar rrugën e një suksesi të rëndësishëm në këtë transfertë. Paralelisht po luhen edhe dy sfida të tjera. Tirana gjendet në disavantazh ndaj Kastriotit, që në minutën e 20-të, sepse Da Silva zhbllokoi rezultain e bardhë, ashtu sikurse bëri Apolonia ndaj Laçit me anë të Gjatës. Në minutën e 40-të, Batha ia ka dalë të barazojë ndaj krutanëve, duke kthyer në lojë kampionët e vendit në fuqi. Në pjesën e dytë, Tirana e nisi me ritëm tjetër, duke siguruar avantazhin për 2-1. Ishte Muçi në minutën e 53-të që mundësoi përmbysjen në favor të të tijve.
Golat e Skënderbeu-Partizani
Golat e Tirana-Kastrioti
Golat e Apolonia-Laçi