Superiorja në aksin Laç-Vlorë, ja gjyqtarët e dy ndeshjeve të sotme

15 Dhjetor 2018
9:09
Alfred Lleshi
back button

Java e 17-të e Kategorisë Superiore e ngriti dje siparin, me kryendeshjen Partizani-Kukësi. Barazimi pa gola në “Selman Stermasi”, pa tifozë, ndau nga një pikë për secilën skuadër, duke i mbajtur të kuqtë në krye të klasifikimit. Po për këtë “stacion” të garës, sot do të luhen dy ndeshje të tjera, mes skuadrash të mesit të artë të klasifikimit dhe atyre që duan t’i largohen fundit të ftohtë.

Kështu, Laçi do të presë Tiranën, sfidë që starton në orën 14:00. Te bardhezinjtë është rikthyer në drejtim Besnik Prenga, i cili ua ka bërë të qartë paraprakisht bardhebluve: në këtë transfertë nuk keni çfarë kërkoni. Në orën 17:00, në Vlorë do të nisë ballafaqimi tjetër i së shtunës, mes Flamurtarit dhe Kamzës.

Kuqezinjtë tentojnë ngjitjen në renditje, për t’iu bashkuar kryesuesve, ndërsa Kamza e parafundit ndien rrezikun e mbijetesës. Ernest Gjoka, tashmë në stolin e kamzalinjve, kthehet sërish në Vlorë, aty ku fitoi Kupën e Shqipërisë me bregdetarët. A do t’ia dalë të marrë diçka në këtë transfertë? Kjo mbetet për t’u parë.

Ndërkohë, kujtojmë se nesër do të luhen dy sfidat përmbyllëse të kësaj jave: Kastrioti-Teuta dhe Skënderbeu-Luftëtari. FSHF ka përcaktuar edhe gjyqtarët e dy ndeshjeve të ditës së sotme, që janë si më poshtë:

Laçi-Tirana
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Egin Doda, Ilir Tartari (Asistent arbitër)

Flamurtari-Kamza
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Devis Korreshi, Alfred Shkreta

Standings provided by Sofascore LiveScore

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit