SUPERIORJA / Partizani shpërthen në Fier, Dede nuk i bën dot “derman” Tiranës

25 Nëntor 2020
15:42
Alfred Lleshi
back button

U luajtën tri ndeshjet e para të javës së katërt të Superiores. Rezultate deri diku surprizë, po të kemi parasysh fitoren e debutuesve krutanë ndaj Skënderbeut, brenda në Korçë, apo barazimin në shtëpi, pa gola, të Tiranës ndaj mallakastriotëve. Golat për skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu janë realizuar nga De Santana (41’) dhe Chimuchem (61’). Goli i nderit për juglindorët mban firmën e Arman 93′. Interesant është fakti se Kastrioti mbetet i pamposhtur në katër javët e para të këtij kampionati të ri, çka tregon për potencial real.

Ndoshta pritej suksesi i Partizanit në Fier, por jo me këto shifra, 3-0. Apolonia na kishte dhënë të kuptonim për qëndresë dinjitoze në tri sfidat pararendëse, por sot është dorëzuar pa kushte në “Loni Papuçiu”.  Tre golat e të kuqve kanë për autorë: Bitri (42’), Bardhi (58’) dhe Idrizaj (80’).

Sikurse thamë më lart, bardheblutë ngecin sërish, duket se i “zë haku” i trajnerit Egbo, i shkarkuar pas vetëm dy ndeshjesh në këtë kampionat. Nevil Dede nuk ia del të shijojë fitoren e parë në këtë pozicion. Mirë ndaj Vllaznisë kryesuese në “Loro Boriçi”, por edhe sot në fushën e vet, Tirana e tij nuk gjeti forca për të marrë tri pikët ndaj ballshiotëve me probleme. Barazimi i bardhë është pak për kampionët e vendit në fuqi, që pa Ngo në sulm dhe Egbo në stol duket se kanë humbur shumë nga petku i sezonit të kaluar.

Në pritje të dy sfidave më të nxehta të këtij “stacioni” të garës, Teuta-Vllaznia dhe Laçi-Kukësi, renditja momentale e Superiores është si më poshtë:

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit