SUPERKUPA: Bayerni me artileri të rëndë, Sevilla hedh Rakitic nga minuta e parë

24 Shtator 2020
20:02
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen do të luajë kundër Sevillas për Superkupën e Europës. Sfida ndërmjet Kampionëve të Champions League dhe kampionëve të Europa League do të zhvillohet prej orës 21:00, në Hungari.

Tekniku Hansi Flick ka zbuluar titullarët e tij. Numri një i stolit i beson Neuer nga minuta e parë, ndërsa Pavard, Sule, Hernandez dhe Alaba luajnë në mbrojtje. Kimmich dhe Goretzka në mesfushë, ndërsa Sane, Gnabry dhe Muller janë në mbështetje të Lewandowskit.

Sevilla nga krahu tjetër ka hedhur formacionin më të mirë. Rakitic luan si titullar, po ashtu dhe Suso. De Jong nga krahu tjetër është sulmuesi kryesor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit