Superkupa e Shqipërisë: Teuta fiton përballjen historike me Vllazninë (Video)

28 Gusht 2021
20:57
Denis Hakanaj
back button

Teuta ka mposhtur 3-0 Vllazninë dhe ka fituar Superkupën e Shqipërisë.

Sfida e luajtur në Elbasan Arena ka qenë historike për faktin se për herë të parë në Shqipëri është përdorur sistemi VAR.

Përballja mes kampionëve në fuqi të Shqipërisë dhe fituesve të Kupës është vendosur në pjesën e dytë.

Aleksi ka zhbllokuar takimin në minutën e 57-të, ndërsa Gruda ka dyfishuar për durrsakët në të 62-ën.

Vllaznia ka ngushtuar diferencat në minutën e 83-të me Çobën, por goli është anuluar nga VAR për një pozicion jashtë loje.

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i tretë i Teutës i shënuar nga Plaku.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit