Superkupa mbarëkombëtare, triumfon skuadra kosovare e Golden Eagle Ylli

18 Tetor 2021
8:53
Telesport
back button

Në Shqipëri, është zhvilluar Superkupa mbarëkombëtare në basketboll për meshkuj, me pjesëmarrjen e 4 skuadrave: Vllaznisë e Teutës nga Shqipëria si dhe Prishtinës e Golden Eagle Ylli nga Kosova.

Skuadra e Golden Eagle Ylli u shpall fituese e këtij turneu, pas triumfit në finale (takim i luajtur në Shkodër) ndaj Prishtinës me rezultatin 76-67. Ndeshje në përgjithësi e dominuar nga skuadra fituese, që korri suksesin e parë në këtë event të Ligës Unike.

Më herët, në gjysmëfinale, Prishtina fitoi 80-72 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Shkodër. Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër luajtur në Durrës, ekipi i Golden Eagle Ylli mundi 89-71 Teutën vendase. Për femra, Superkupa mbarëkombëtare u fitua nga skuadra kosovare e Penza.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit