SUPERKUPA: Partizani shkatërron Kukësin. Natë ëndrrash për Brown! Tension në fund (VIDEO)

18 Gusht 2019
21:48
back button

Partizani ka mposhtur Kukësin me rezultatin 4-2 në Superkupën e Shqipërisë, duke marrë trofeun e parë të sezonit dhe duke treguar se edhe këtë sezon do të jetë skuadra për t’u mundur. Pas një pjese të parë të mirë, teksa të kuqtë e nisën me golin e shpejtë të Malës, verilindorët kanë reaguar në 45′ e dyta, teksa protagonisti ka qenë Musta, që edhe në pjesëne parë barazoi shifrat në 1-1.

Ish-futbollisti i Flamurtarit realizoi një goditje dënimi të bukur. Kukësi goditi edhe dy tranversa, por në fund ligji i pashkruar u realizua…

Me aktivizimin e Brown, trajneri i Partizanit, Lerda, gjeti zëvendësimin ideal. Xhamajkani u ndodh në vendin e duhur në momentin e duhur, duke realizuar barazimin në fund, pas krosimit perfekt të Trashit.

Gjithçka shkoi në shtesë, aty ku Brown realizoi edhe dy gola të tjerë në një mbrëmje për t’u vendosur në kornizë. Teknikë, cilësi dhe sidomos fuqi nga bomberi i ardhur këtë merkato vere.

Ndeshja u mbyll me sherr dhe tension, pasi lojtari i Kukësi, Teqja, u konfrontua me tifozerinë e Partizanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit