Superliga Europiane? Guardiola ka mendim ndryshe! “Po sikur…” (VIDEO)

22 Janar 2021
16:02
Telesport

Pep Guardiola, në konferencë për shtyp, u përgjigj për hipotezën e Superligës Evropiane, e cila po kthehet shqetësim tani dhe po irriton FIFA dhe UEFA gjithashtu, nisur edhe nga takimet që Perez ka pasur me Agnellin (presidentin e Juventusit)

“Ajo që duhet të bëjmë, nga këndvështrimi im, është t’i bëjmë kampionatet individuale evropiane më të mira se ato që janë aktualisht.

Kjo do të thotë më pak ekipe pjesëmarrëse për të promovuar cilësinë se sa sasinë. Ju më pyesni për Superligën, unë përgjigjem më mirë ta bëjmë Superligën Premier.

Ne nuk mund të vrasim ligat kombëtare dhe kategoritë e ulëta. Nuk është çështje përfitimesh, por sa emocionalisht është i rëndësishëm çdo kampionat në vendet individuale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit