Superliga-Femra: Skënderbeu nuk lëshon kreun, fitojnë edhe Partizani e Tirana që e ndjekin nga pas

17 Shkurt 2024
17:52
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 10-të të Superligës në volejboll për femra, një javë e “qetë” dhe ku skuadrat pretendente për titull kanë fituar. Skënderbeu mbron kreun pas fitores 3-0 ndaj Teutës (25-16, 25-11, 25-18), ndeshje e luajtur në Korçë dhe dominuar nga vendaset.

Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mundi pa shumë probleme Barleti Volley në derbin kryeqytetas (25-12, 25-13, 25-18). Këto shifra fiksohen edhe në fitoren 3-0 të Tiranës ndaj Lushnjës, sfidë luajtur në “Fahrie Hoti” e ku bardheblutë dominuan në parket (25-11, 25-19, 25-8).

Më e bukur ndeshja luajtur në Shkodër, mes Vllaznisë e Pogradecit, dy ekipe që synojnë titullin. Vendaset fituan 3-2 pas dy orësh lojë (25-22, 18-25, 20-25, 25-18, 15-10). Dy pikë të rëndësishme për Vllazninë, që i afrohet katërshes, ndërsa liqenoret janë ende larg më të mirave.

Superliga-Femra, java e 10-të

Partizani – Barleti Volley, 3-0

Vllaznia – Pogradeci, 3-2

Skënderbeu – Teuta, 3-0

Tirana – Lushnja, 3-0

Renditja: Skënderbeu 28 pikë, Partizani 27 pikë, Tirana 24 pikë, Barleti Volley 15 pikë, Vllaznia 13 pikë, Pogradeci 10 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit