Superliga, ja arbitrat që gjykojnë sot në Fushë-Krujë dhe Korçë

16 Dhjetor 2018
10:36
back button

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të Superligës për javën e 17 të kampionatit. Ndeshja e parë është ajo mes Kastriotit dhe Teutës, e parashikuar të luhet në orën 14:00 në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Në këtë takim do të bërballen dy skuadra që kanë pasur ecuri  të ndryshme në kampionat, me Kastriotin që mbetet në vendin e fundit, ndërsa Teuta me ambicie për të fituar edhe titullin. Gjykimi ndeshjes së sotme i është besuar kryesorit Juxhin Xhaja, ndërsa asistent të tij do të jenë Ermal Barushi dhe Orgest Grabova, dhe gjyqtar i katërt Orlando Kuka.

Ndërkohë në takimin e orës 17:00 do të përballet Skënderbeu me Luftëtarin. Korçarët kanë pasur një ecuri problematike në tre ndeshjet e fundit, ndaj sot do të kërkojnë fitoren ndaj gjirokastritëve. Këta të fundit kanë probleme të tjera, që lidhen me krizën  financiare.

Për këtë arsye loja e skuadrës nga jugu i Shqipërisë nuk ka qenë bindëse në ndeshjet e fundit, pasi lojtarët duken të demoralizuar, për më tepër që disa prej tyre kanë kërkaur zgjidhje të kontrastës tashmë. Gjykimi i ndeshjes së sotme i është besuar Hermal Llapra ndërsa asistent të tij do të jenë Renato Malaj dhe Nuri Rrapaj, me gjyqtar të katërt Olsid Ferataj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit