SUPERLIGA: Mbyllen 45′ e para! Tirana i fal Kukësit golin, Partizani barazon ndaj Kastriotit (VIDEO)

17 Prill 2021
16:51
Telesport
back button

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e Kategorisë Superiore që janë duke u luajtur aktualisht.

Partizani është duke barazuar 1-1 ndaj Kastriotit. Skuadra e Ilir Dajës e nisi mjaft keq takimin teksa një shpërqëndrim total në mbrojtje i dhuroi golin Dacit.

Por, Enis Hakaj me një gol mjaft të bukur ka barazuar gjithçka në “Air Albania Stadium”.

Ndërkohë, në “Elbasan Arena”, Kukësi në avantazh ndaj Tiranës.

Një gafë e Çelhakës i ka dhënë mundësi Eze që të gjejë golin e avantazhit për Kukësin. Skuadra e Mirel Josës ka përfituar nga një mungesë totale përqendrimi nga mbrojtësi bardheblu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit