SUPERLIGA | Në acarin e kryeqytetit dhe heshtjen e stadiumit, Tirana fiton derbin (VIDEO)

24 Janar 2022
22:00
Telesport

Tirana gjen fitoren e parë të vitit 2022 dhe e bën këtë në derbin ndaj Dinamos në “Air Albania”.

Një gol i Redon Xhixhës i dhuron suksesin dhe marrjen e tre pikëve, që e mban në krye me distancë prej 6 pikësh nga ndjekësit.

Me temperaturat nën zero, derbi ishte mjaft i vakët në tribuna dhe po ashtu edhe në fushë gjatë pjesës së parë, ku pati shumë pak shkëndija në portat respektive.

Megjithatë pjesa e dytë ofroi një tablo krejt tjetër dhe fillimisht ishte Patrik Bardhi që shënoi në portën e Bekajt, por goli u anulua për një marrje të topit me dorë, ndërsa pak sekonda më vonë, Hoxhallari gjeti traversën gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

Goli që vendosi fatin e ndeshjes, erdhi pikërisht në minutën e 69’ dhe u shënua nga Redon Xhixha, që mori një pasim perfekt nga Seferi dhe mposhti për herë të parë në Superiore, gardianin 17-vjeçar Simon Simoni.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit