Superliga/ Në Vlorë arbitër nga Malta, Bajramaj vendos drejtësi në Kamzës

9 Dhjetor 2018
9:22
back button

Superliga vijon sot me javën e 16 të saj, ku do të zhvillohen dhe dy takimet e fundit të mbetura nga kjo javë. Laçi udhëton drejt Vlorës për tu përballur me Flamurtarin, që pas humbjes me Kastriotin, do të kërkoi fitore në shtëpi për të mos u larguar shumë nga vendet e kreut.

Por edhe skuadra e Migen Memellit nuk shkon për shëtitje në bregdet, pasi pikët janë domosdoshmëri. Takimi i ditës së sotme në Vlorë do të gjykohet nga një trup arbitrash nga Malta, me kryesor Glen Tonna, në sfidën që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari”.

Sakaq, më herët, në Kamëz do të luhet një takimi mes vendasve dhe Luftëtarit. Të dyja ekipet do të kenë një luftë për mbijetesë këtë sezon, të paktën kështu duket deri tani.

Por Kamza duket në pozita më komode, pasi ekipi i Luftëtarit është duke vuajtur presionin e krijuar për shkak të mungesës së pagesave, çka ka bërë që lojtarët të shohin largimin e mundshëm. Gjithsesi, ky takim, që do të luhet në orën 13:30, do të gjykohet  nga arbitri Kreshnik Bajramaj.

Kamza-Luftëtari

Kryesor: Kreshnik Barjamaj

Asistent: Gernat Qirici

Asistent: Maringlen Llukmani

Arbitër i katërt: Klodian Shahini

Flamurtari-Laçi

Kryesor: Glen Tonna

Asistent: Uilliam Debatista

Asistent: Paul Toledo

Arbitër i katërt: Ishmael Barbara

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit