Superliga: Partizani dhe Erzeni me pikë të plota, humbja e parë në kampionat për Vllazninë

30 Shtator 2023
17:23
Telesport
back button

Janë mbyllur takimet e javës së tretë të kampionatit kombëtar në volejboll për meshkuj. Erzeni dhe Partizani janë dy skuadrat e vetme ende me pikë të plota.

Erzeni mundi 3-1 Vllazninë (25-16, 23-25, 25-15, 25-17), një takim më së shumti i dominuar nga shijakasit, që e merituan fitoren. Për Vllazninë kjo ishte humbja e parë në kampionat.

Fitore të lehtë arriti Partizani, që në derbin kryeqytetas mundi 3-0 Studentin (25-11, 25-16, 25-16). E njëjta situatë edhe në Elbasan, ku skuadra vendase u mund 3-0 nga Tirana kampione (25-17, 25-19, 25-16).

Në Durrës, miqtë nga Korca fituan 3-0 ndaj Teutës, në një ndeshje të dominuar nga volejbollistët e Skënderbeut (25-11, 25-15, 25-14). Për Skënderbeun ky është sukesi i parë në kampionat.

Meshkuj, java e tretë

Elbasani – Tirana, 0-3

Studenti – Partizani, 0-3

Erzeni – Vllaznia, 3-1

Teuta – Skënderbeu, 0-3

Renditja: Partizani 9 pikë, Erzeni 9 pikë, Tirana 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Studenti 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 0 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit