SUPERLIGA | Partizani e nis vitin me fitore, kura “Mehmeti” sjell 3 gola. Kastrioti shfryn Teutën (VIDEO)

16 Janar 2022
15:46
Telesport

Cikli “Mehmeti” ka nisur me sukses për Partizanin. Në Rrogozhinë, skuadra e kryeqytetit ka marrë një fitore me vlera duke mundur 0-3 Egnatian.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi e para ishte më shumë një dominim steril i “demave të kuq” pa rrezikuar edhe aq serziosht portën kundërshtare.

Në pjesën e dytë, menjëherë Esat Mala ka zhbllokuar rezultatin me një goditje të bukur me të djathtën në hyrje të zonës.

Më pas ka ardhur goli i Skuka që është nisur në pozicion të rregullt dhe i pasuar nga Sota, ka mposhtur portierin Puja.

Partizani ka trefishuar me Rrapaj në fund duke marrë 3 pikët e para të vitit 2022. Skuadra e kuqe ngjitet ne vend te peste ne renditje, kurse Egnatia mbetet e parafundit.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të së dielës, bie në sy suksesi i Kastriotit, 2-0 ndaj Teutës. Greca dhe Ajazi shënuesit për krutanët.

Java e 16-te do te mbyllet me sfiden Kukesi-Dinamo, e shtyre per shkak te situates me Covid.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit