SUPERLIGA: Partizani, hap fals për titullin! Teuta merr kreun me spektakël (VIDEO)

8 Maj 2021
21:16
Telesport
back button

Duhet të ishte një ndeshje e kalueshme në letër, por Partizani është frenuar në Korçë duke humbur kreun e renditjes dhe duke mos përfituar për të lënë edhe më mbrapa Vllazninë humbëse ndaj Kukësit.

Skënderbeu arrin që të ndalojë djemtë e Ilir Dajës me golin e ish-futbollistit të kuq, Mensah, në pjesën e dytë.

Kryeqytetasit kaluan përpara me anë të Junior në fund të pjesës së parë dhe nuk dyfishuan më pas duke lënë gjithçka të hapur. Tani derbi i javës së ardhshme kthehet disi vendimtar.

Ndërkoh, në Durrës, Teuta ka marrë vendin e parë sërish pasi mposhti në “Niko Dovana” me shifrat 4-0 Bylisin.

Albano Aleksi e ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen dhe ballshiotët më pas reaguan disi dhe iu afruan golit të barazimit me Anthony.

1-0 u mbyll pjesa e parë, kurse në të dytën Qirko pas një goditjeje këndi ishte i pafat, pasi e devijoi topin që shkoi u ndal edhe në rrjetë. Teuta më pas fitoi edhe një penallti, por portieri vlonjat e ndali sulmuesin Dejvi Bregu.

Gjithsesi Teuta e shënoi golin e tretë me Lorenzo Vilën, pas një asisti mjaft të bukur të Emiljano Vilës. Në minutat shtesë Dejvi Bregu ndëshkoi për të katërtën herën Bylisin, me Plakun që shërbeu për sulmuesin.

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1

Shënues: Mensah 56′ / Stenio Junior 44′

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Agbodzie, Vitija, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Taipi, Jean Victor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.

 

TEUTA-BYLISI 4-0

Shënues: Aleksi 16′, Qirko (aut.) 57′, L. Vila 75′, Bregu 94′

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Aleksi, Kouros, Daja, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Preka, Janku, Hadroj, Desancic, Lorran, Carkanji, Qardaku, Ndreca, Anthony. Trajner: Veljko Dovedan.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit