Superliga: Partizani mund Tiranën edhe me djemtë, Erzeni ngjitet i dyti

25 Mars 2023
20:54
Telesport
back button

Pas fitores së femrave edhe meshkujt e Partizanit mundin Tiranën në ndeshjen e javës së 14-të të Superligës në volejboll. Skuadra e “kuqe” fitoi 3-0 ndaj bardhebluve (25-19, 30-28, 25-20), duke mbrojtur kreun e renditjes, ndërsa Tirana zbret në vendin e tretë. Në kryeqytet, Studenti vendës mundi 3-1 Vllazninë (23-25, 25-16, 26-24, 25-21), një rezultat që nuk ndryshon asgjë në renditjen e skuadrave.

Pa probleme fiton Erzeni, që në fushën e tij mundi 3-0 Skënderbeun dhe ngjitet në vedin e dytë. Një ndeshje që zgjati 60 minuta dhe shijakasit dominuan në të trija setet (25-12, 25-14, 25-17). Fiton edhe Teuta, që mundi 3-1 Elbasanin e vendit të fundit (23-25, 27-25, 25-12, 25-18), një fitore më së shumti për statistikë për ekipin durrsak, pasi mbetet jashtë zonës play off.

Superliga-Meshkuj, java e 14-të

Studenti – Vllaznia, 3-1

Erzeni – Skënderbeu, 3-0

Teuta – Elbasani, 3-1

Partizani – Tirana, 3-0

Renditja: Partizani 39 pikë, Erzeni 34 pikë, Tirana 33 pikë, Skënderbeu 20 pikë, Vllaznia 19 pikë, Studenti 13 pikë, Teuta 9 pikë, Elbasani 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit