Superliga: Partizani nuk ndalet, “dopio” fitore ndaj Vllaznisë në Shkodër

3 Shkurt 2023
19:16
Telesport
back button

Në Shkodër, ka nisur sot faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së tetë të Superligës. Një përballje e dyfishtë mes Vllaznisë dhe Partizanit, meshkuj e femra, fituar të dyja nga ekipet e kryeqytetit, që kryesojnë edhe kampionatet respektive.

Ndeshja e femrave ishte një formalitet për skuadrën e “kuqe” (fitoi 3-0), që dominoi në parket në të trija setet. Edhe pse Vllaznia e përmirësoi disi lojën nga seti në set, sërish në fushë dominuan volejbollistet e Partizanit, që fituan 25-14, 25-17 e 25-20, duke u ngjitur në kuotën e 24 pikëve, pa asnjë humbje në kampionat.

E njëjta situatë edhe me meshkujt, ku Partizani fitoi pa shumë probleme 3-0 (25-20, 25-10 e 25-15), duke kryesuar e vetme renditje me 21 pikë. Diferencat në parket mes dy skuadrave ishin të mëdha, me të kuqtë që e komanduan lojën në të trija setet dhe e merituan fitoren. Të shtunën luhet ndeshjet e tjera në të dyja kategoritë.

Superliga-Femra, java e 8-të

Vllaznia – Partizani, 0-3

Korabi – Barleti Volley, 4 shkurt

Lushnja – Teuta, 4 shkurt

Tirana – Skënderbeu, 4 shkurt

Renditja: Partizani 24 pikë, Skënderbeu 18 pikë, Tirana 15 pikë, Vllaznia 12 pikë, Barleti Volley 8 pikë, Lushnja 7 pikë, Teuta 2 pikë, Korabi 1 pikë.

Superliga-Meshkuj, java e 8-të

Vllaznia – Partizani, 0-3

Elbasani – Studenti, 4 shkurt

Erzeni – Teuta, 4 shkurt,

Tirana – Skënderbeu, 4 shkurt

Renditja: Partizani 21 pikë, Tirana 18 pikë, Erzeni 17 pikë, Vllaznia 12 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Teuta 5 pikë, Studenti 4 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit