Teuta dhe Besëlidhja vijojnë të ndajnë së bashku kreun e renditjes së Superligës në basketboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të javës së 17-të të kampionatit Kombëtar. Kampionët durrsakë fituan 80-69 ndaj Apolonisë në fushën e tyre, ndeshje ku u dallua Sullivan me 18 pikë e 10 rebound.
Fitore të lehtë korri edhe Besëlidhja, që mundi 85-62 Vllazninë e vendit të fundit në Shkodër. Morris me 25 pikë e Jordan me 20 bënë diferencën në fushë për lezhjanët. Nuk zhgënjen as Tirana, që mposhti 92-69 Kamza Basket në fushën e kësaj të fundit. Hysenabolli me 21 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për bardheblutë.
Superliga-Meshkuj, java e 17-të
Kamza Basket – Tirana, 69-92
Vllaznia – Besëlidhja, 62-85
Teuta – Apolonia, 80-69
Renditja: Teuta 30 pikë, Besëlidhja 30 pikë, Tirana 27 pikë, Kamza Basket 25 pikë, Apolonia 23 pikë, Vllaznia 18 pikë.