SUPERLIGA: Teuta rimerr kreun e renditjes, Laçi kthehet te fitorja! (Klasifikimi+Golat)

18 Prill 2021
18:51
Telesport

Teuta nuk ka gabuar në Korçë dhe u është përgjigjur fitoreve të Partizanit dhe Vllaznisë, që respektivisht mposhtën Kastriotin dhe Apoloninë.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini fitoi me rezultatin minimal (1-0) në Korçë ndaj Skënderbeut.

Edhe pse nuk ishte një nga ndeshjet më të mira, për durrsakët rëndësi kanë 3 pikët. Ishte Dejvi Bregu ai që i dha avantazhin me penallti, rezultat që do të qëndronte i pandryshuar deri në fund.

Sukses edhe për Laçin, që me rezultatin 2-1 mposhti Bylis.

Deliu dhe Prengaj shënuan dy gola në fillim të pjesës së dytë, kurse në minutat shtesë Ndreca realizoi me penallti ndaj ish-skuadrës së tij.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28

E diel, më 18 prill 2021, ora 16:00

LAÇI-BYLISI 2-1

Shënues: Deliu 53′, Prenga 55′, Ndreca (pen.) 93′

LAÇI: Sherri, Marku, Malota, Ignjatovic, Bytyçi, Kërçiku (Zylfiu 30′), Deliu, Shehu, Musta, Prengaj (Arb. Deliu 79′), Xhixha. Trajner: Shpëtim Duro

BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Stojanovic, Preka, Trumci, Desancic (Morgon 75′), Lorran (Ruçi 64′), Mehmetllari (Spahiu 46′), Nebihu (Ujka 46′), Ndreca, Anthony (Macolli 85′). Trajner: Veljko Dovedan.

Kartonë të verdhë: Prengaj 45′, Xhixha 47′

 

SKËNDERBEU-TEUTA 0-1

Shënues: Bregu (pen.) 43′

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson (Kouros 79′), Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila (Krasniqi 65′), Bregu, Gruda (F. Beqja 91′). Trajner: Edi Martini.

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami (Rrapaj 76′), Sadriu, Zguro, Mara, Taipi (Vangjeli 61′), Jean Victor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

Kartonë të verdhë: Sadriu 42′, Zguro 59′ / L. Vila 62′

Lajme të tjera

Lajmet e fundit