SUPERLIGA: Tirana e pandalshme, mund edhe Vllazninë! Partizani ndalet nga Laçi, Teuta merr komandën (VIDEO)

28 Prill 2021
18:09
Telesport
back button

Janë mbyllur tre ndeshjet e javës së 30-të të Superligës.

Fitore me shumë vlera ajo e Tiranës sot, pasi skuadra e Orges Shehit ka mundur Vllazninë në “Air Albania Stadium”…

Gjithçka e zgjidhur me një gol të Idriz Bathës në goditje dënimi dhe një rrëmuje brenda zone duke befasuar portierin Zogovic të shkodranëve…

Bie Vllaznia, merr vetëm 1 pikë në Laç Partizani i Dajës. Edhe pse skuadra e kuqe e nisi fort dhe gjeti golin e Çinarit, u barazua nga Musta dhe më pas përmbys nga Shehu.

Por, braziliani Junior do të barazonte shifrat në 2-2. Në fund, Bardhi pati shansin për të gjetur rrjetën e suksesit por nuk ia doli.

Fiton Teuta ndaj Kukësit. Me dy golat e Krasniqit dhe Hoxhës, skuadra durrsake e Edi Martinit mban kështu kreun e renditjes e vetme dhe kthen faqe pas humbjes ndaj Tiranës përpara disa ditësh.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E mërkurë, më 28 prill, ora 16:00

LAÇI-PARTIZANI 2-2
Shënues: 
Musta 18′, Shehu 58′ Çinari 8′, Stenio Junior 79′
LAÇI:
 Sherri, Malota, Ignjatovic, Turkaj, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Harmon, Xhixha. Trajner: Shpëtim Duro
PARTIZANI: Teqja, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.

Shënues: Batha 73′
TIRANA:
 Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toli, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Cale, Seferi. Trajner: Orges Shehi
VLLAZNIA:
 Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Victor Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

KUKËSI-TEUTA 0-2
Shënues: Krasniqi 11′, Hoxha 67′
KUKËSI:
 Tafas, Baravykas, Bytyçi, Kurdic, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit