SUPERLIGA | Tirana ndalet sërish, por nuk e rrezikon ende kreun

27 Nëntor 2021
18:51
Telesport
back button

Tirana ndalet sërish! Pas humbjes me Kukesin, sot pasdite ishte Skënderbeu ai qe barazoi në Korçë, sfide pa gola, duke mbajtur megjithatë në vendin e parë të renditjes me 21 pikë ekipin e Orges Shehit, pavarësisht rezultatit që do të marrë Kukësi nesër.

Bardheblutë bënë shumë pak për të marrë fitoren në Korçë, ndaj një Skënderbeu, që përveçse mbrohej me forca të shumta, disa herë doli kërcënueshëm në kundërsulm dhe vuri në vështirësi Bekajn.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi rezultatin e bardhë 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit