SUPERLIGA: Vllaznia luan tenis dhe barazon Partizanin! Debutim me gol për djalin e trajnerit Brdaric (VIDEO)

18 Prill 2021
15:33
Telesport

Vllaznia ka luajtur “tenis” sot në fitoren 6-0 ndaj Apolonisë që duket gjithmonë e më shumë drejt rënies në Kategorinë e Parë.

Shkodranët nuk u kursyen me fierakët e vendit të fundit, duke shënuar nga tre gola për secilën pjesë.

Fillimisht e zhbllokoi ndeshjen braziliani Victor Da Silva, për t’i lënë radhën Haris Dilaver dhe Ardit Hoxhajt.

Me 0-3, skuadra e Brdaric nuk u ndal dhe në pjesën e dytë vazhdoi t’i jepte “gaz” performancës së saj.

Da Silva realizoi një tjetër gol në fillim të pjesës së dytë, ndërkohë që golin e pestë e realizoi djali i trajnerit Thomas Brdaric, Tim Brdaric, që debutonte sot në Superiore.

Mbylli gjithçka në fund Ardit Hoxhaj, me goditje dënimi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E diel, më 18 prill 2021, ora 13:00
APOLONIA-VLLAZNIA 0-6
Shënues: 
Da Silva 15’, 52′ Dilaver 23′, Hoxhaj 36′, 89′ Brdaric 82′

APOLONIA: Harizaj, Omeri (Vasilj 46′), Asllanaj, E. Sota, Zoga, Yeboah (Hebeja 35′), Shanaj (Papa 80′), Smaçi, Mihana, Levendi (M. Sota 75′), Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata.
VLLAZNIA: Zogovic (Qarri 76′), Gurishta, Adili (Brdaric 56′), Shehi (Kalezic 56′), Isaevski, Krymi, Imeri (Kalaja 56′), Marku, Hoxhaj, Victor Da Silva (Nya-Vedji 76′), Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.
Kartonë të verdhë: Hebeja 74′ / Krymi 25′, Isaevski 68′, Kalezic 87′

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit