SUPERLIGA: Zgjohet Kukësi dhe trondit ambicjet e Vllaznisë (VIDEO)

7 Maj 2021
20:21
Telesport
back button

Zgjohet Kukësi dhe shfryn ndaj Vllaznisë!

Pikërisht kur mendohej se verilindorët ishin futur në një letargji rezultatesh, në Elbasan skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka mposhtur me rezultatin 3-1 ekipin shkodran, që tashmë sheh objektivin titull të lëkundet jo pak.

 

Verilindorët shënuan dy herë në pjesën e parë me Eze dhe Taipin, kurse Hoxha e hapi lojën për momentin. Në fund Gavazaj realizoi edhe golin e tretë për Kukësin, që tani është më i qetë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 32
E premte, më 7 maj, ora 18:00

KUKËSI-VLLAZNIA 3-1
Shënues: 
Eze 5′, Taipi (pen.) 35′, Gavazaj 93′ / Hoxhaj (pen.) 51′
KUKËSI:
 Xhika, Dragoshi (Baravykas 80′), Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi (Hetemaj 80′), Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi (Gavazaj 70′), Eze. Trajner: Mirel Josa.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi (Kalezic 84′), Krymi, Marku (Nya-Vedji 46′), Hoxhaj, Victor Da Silva (Imeri 14′ – Cisse 46′), Kalaja (Avdijaj 46′). Trajner: Thomas Brdaric.
GJYQTARË: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Denis Agaraj, Florjan Lata
Kartonë të verdhë: Demiri 52′, Hetemaj 85′ / Kalaja 32′, Nya-Vedji 82′

Lajme të tjera

Lajmet e fundit