Supermarketi Ajax, pas de Jong dhe de Ligt një tjetër yll drejt largimit

17 Korrik 2019
13:47
back button

Lojtarët e Ajax janë në qendër të merkatos nga shumë klube të Europës, pasi Barcelona dhe Juventus i morën dy xhevahirët e skuadrës, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, tani radha duket se është e David Neres.

Drejtori sportiv i klubit holandez, Overmars në një intervistë pranoi se në drejtim të sulmuesit brazilian ka ardhur një ofertë e rëndësishme dhe nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë tek Ajax, edhe pse vullneti i tyre është që ta mbajnë 22-vjeçarin. Gjithsesi emri i klubit që ka depozituar ofertën nuk u zbulua nga Overmars.

Neres shpërtheu sezonin e kaluar me Ajax, duke arritur të zërë një vend edhe tek Brazili, i cili ishte pjesë e Selecao në Copa America.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit