“Supermarketi” Luftëtari, Shkëndija kërkon mesfushorin e talentuar

10 Dhjetor 2018
11:52
back button

Kriza financiare e Luftëtarit ka bërë që shumë prej lojtarëve të mendojnë largimin. Nga dita në ditë gjërat po kthehen në realitet. Pas lajmeve për mbrojtësin Xhekson Ferreira, sulmuesin Vasil Shkurtaj dhe mesfushorin Donald Rapo, radha është për një tjetër lojtar, që pritet të largohet nga Luftëtari në merkaton e janarit.

Eduart Rroca, është pikërisht emri i radhës, që duket se aventurën në Gjirokastër do e përfundojë në fund të këtij viti. Mesfushori i talentuar është piketuar nga skuadra shqiptare e Shkëndijës në Tetovë, e cila prej kohësh është duke vëzhguar futbollistin e bluve të Gjirokastrës.

Rroca është një nga lojtarët që ka pa u paguar prej katër muajsh nga klubi i Luftëtarit, për këtë arsye mesfushori ka depozituar kërkesën për zgjidhje të njënashme të kontratës.

Në këtë mënyrë, Shkëndija, përfiton shërbimet e lojtarit me parametra zero, duke mos paguar asnjë detyrim transferimi ndaj klubit të Luftëtarit. Kontrata e Eduart Rrocës përfundon në vitin 2019, por janë pikërisht problemet financiare ato që favorizojnë ndërprerjen e këtij bashkëpunimi mes tij dhe klubit më herët.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit