Supermarketi “Luftëtari”, zbulohen futbollistët që duan largimin

9 Dhjetor 2018
10:12
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari po kalon një krizë të thellë ekonomike. Skuadra gjirokastrite nuk ka ende zgjidhje nga aksionerët kryesorë të klubit dhe largimet e para kanë nisur. Mbrojtësi Lejdi Liçaj është i pari që i ka dhënë fund aventurës me skuadrën bluzi dhe nuk pranon të dalë në fushë pa u paguar, një tjetër emër që e mbylli aventurën me gjirokastritët është ndihmëstrajneri Franko Paskualeti.

Në fakt, drejtori sportiv Rigels Malile në letrën e drejtuar aksionerëve të klubit u bëri të ditur se 5 futbollistë nga formacioni kanë kërkuar largimin. Kjo do të thotë se në janar do të kemi një eksod futbollistësh dhe praktikisht ekipi është si “supermarket”, pasi ekipet e tjera të Superiores presin që të rrëmbejnë me parametra zero futbollistët e qytetit të gurtë, pasi kanë 5 muaj pa u paguar dhe kanë të drejtë të tërheqin letrat sipas rregullit të UEFA-s.

Liçaj tashmë është larguar, por nga krahu tjetër sulmuesi Vasil Shkurtaj mbetet i preferuari i madh. Partizani dhe Kukësi janë në “garë” se kush e arrin i pari dhe kush e bind më shumë. Mesfushori Eduart Rroca është një tjetër i lakmuar, pa harruar dhe kapitenin Behar Ramadanin, apo Donald Rapon. Të gjithë futbollistë që kanë treguar se mund t’ia dalin mbanë dhe mund të jenë të rëndësishëm për Superioren. Janari nuk është larg, e po aq afër duket she shpërbërja e gjirokastritëve.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit