SUPERSFIDA NDAHET NË PAQE! Partizani flak 3 pikët, braziliani i Kukësit feston me shqiponjën kuqezi (VIDEO)

17 Tetor 2021
18:46
Telesport

Supersfida në “Air Albania Stadium” mes Partizanit dhe Kukësit është mbyllur në barazim 1-1 pasi pati një shkëndijë në pjesën e dytë që në harkun kohor të katër minutave prodhoi dy gola duke ndarë pikën…

Tedi Cara ndëshkoi Kukësin. Pas një lëvizjeje mjaft të mirë të Kukësit nga krahu i majtë, Musta hedh një krosim perfekt për Carën, që në qendër të zonës shfaqet i lirë dhe devijon sferën për në rrjetën e portës së Tafas.

Por, pas 4 minutash, Fiejao riktheu baraspeshën. Kundërsulm mjaft i shpejtë i Kukësit nga krahu i djathtë, me Milunovic që hedh një kros perfekt në zonë, aty ku Feijao gjuan saktë me kokë dhe dërgon topin në rrjetën e Alban Hoxhës.

Festë me shqiponjë sërish për brazilianin e Kukësit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit