Supersfidë sheikësh, PSG nuk e njeh fitoren ndaj “qytetarëve”

28 Prill 2021
11:44
Alfred Lleshi
back button

Duket një finale e parashikuar dhe e paralajmëruar, por përkundrazi është “vetëm” ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League. PSG dhe Manchester City do të garojnë në “aktin” e parë të raundit, teksa sonte do të luhet në shtëpinë e francezëve, në “Parce des Princes”.

Parizienët nuk e kanë fituar asnjërën nga tri ndeshjet e mëparshme me Manchester City në konkurrencën madhore europiane. Ata janë përballur vetëm me Arsenalin (4 herë), Milanin (4) dhe Juventusin (8), në shumë raste pa gjetur kurrë sukses në historinë e tyre.

Manchester City eliminoi PSG në ndeshjen e vetme të mëparshme në futbollin europian,në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2015-16, me rezultatin 3-2 në total. Kevin De Bruyne shënoi golin e fitores në ndeshjen e kthimit në “Etihad”.

Manchester City do të luajë gjysmëfinalen e katërt në historinë e vet europiane, pas Kupës së Kupave Europiane 1969-70 dhe 1970-71, si dhe Ligës së Kampionëve 2015-16. “Qytetarët” kanë arritur në finale vetëm në një rast, duke fituar të vetmin trofe europian deri më tani, Kupën e Kupave më 1970.

Zgjedhje mjaft të përcaktuara të formacionit për Pochettino, i cili është i gatshëm të aktivizojë Navas në portë, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe dhe Diallo në mbrojtje (ky i fundit në balotazhin me Kurzawa). Në mesfushë Gueye, Paredes dhe Verratti. Në sulm, Icardi dhe Kean do ta fillojnë nga stoli, hapësira për Di Maria, Neymar dhe Mbappé.

Guardiola do të konfirmojë atë që tani mund ta përcaktojmë tridentin titullar: Bernardo Silva, Foden dhe Mahrez. Nga stoli do ta nisin Sterling, Gabriel Jesus dhe Aguero. De Bruyne do të shpikë në mesfushë. Linja mbrojtëse me katër: Cancelo dhe Walker nga krahët, Laporte dhe Dias në mes.

Ja formacionet e mundshme:
PSG (4-3-3): Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes, Verratti; Di Maria, Mbappé, Neymar.
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Ruben Dias, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gündogan; Bernardo Silva, Foden, Mahrez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit