Surpriza! Dy ish-numrat 1 në botë bëhen bashkë, Andy Murray është trajneri i ri i Novak Djokovic

23 Nëntor 2024
18:57
Telesport
back button

Dy ish-numrat 1 në botë, Andy Murray the Novak Djokovic, kanë vendor të bashkëpunojnë mes tyre. Britaniku, që u tërhoq nga sporti këtë verë, do të jetë trajneri i ri i serbit, që prej disa muajsh nuk e ka një të tillë.

Ai që konfirmoi bashkëpunimin është Djokovic, që zyrtarizoi gjithcka në rrjetet sociale: “Andy asnjëherë nuk e ka pëlqyer daljen në pension”. Dy ish-numrat 1 janë miq të mirë mes tyre.

Murray dhe Djokovic, dy bashkëmoshatarë, do të nisin të bashkëpunojnë që tani mes tyre per të qenë gati në grand slam të Australian Open, që nis në janar. Serbi synon të rikthehet në nivelet e larta dhe shpreson që ky bashkëpunim të japë frutet e tij.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit